E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja e Presidentit, Gaiani: E vlerësoj me 9-të

Ambasadori i Italisë në Tiranë Massimo Gaiani

DURRES- Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani tha sot se zgjedhja e Presidenti të Shqipërisë ishte një proces kushtetues, duke e vlerësuar me notën 9-të.

Nga Durrësi, ambasadori Gaiani u shpreh se zgjedhja e Nishanit në krye të shtetit ishte një zgjedhja shumë e mirë e bërë nga politika shqiptare. Sipas ambasadorit italian, shanset që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në vjeshtën e këtij viti, janë të mëdha.

Ambasadori Gaiani komentoi edhe lidhur me diplomën e marrë nga Renzo Bossi, për të cilën tha se ambasada nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë çështje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›