E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikoliq: Edhe nëse nuk hyjmë në BE nuk e njohim Kosovën

Serbia zyrtare ka shprehur edhe një herë qëndrimin e saj se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Presidenti serb Tomislav Nikoliq, tha se Serbia është e vendosur të mos njohë Kosovën. Sipas tij, ky qëndrim nuk do të ndryshohet edhe nëse e rrezikon hyrjen e saj në Bashkimin Evropian.

“Edhe pse Serbia është në periudhën e pritjes së prosperitetit, dhe ne jemi në rrugën e duhur për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, ne jemi aq këmbëngulës që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, edhe pse me këtë rrezikojmë udhëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Nikoliq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›