Nishani takime per vendet vakante ne Gjykaten Kushtetuese dhe te Larte

Demokratët luftuan fort deri në këtë moment. Ndryshuan rregulloren e Kuvendit dhe fituan dy herë në Gjykatën Kushetuese kundër Bamir Topit. Tani presidenti i ri po i pyet forcat parlamentare për dekretet që do të çojë në Kuvend për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë
Astrit Patozi hyri në presidencë në orën dhjetë. Pas takimit shmangu prononcimin para kamerave, por jo sqarimin përmes telefonit.
Ai vlerësoi procesin e konsultimeve nga kreu i shtetit si një mënyrë që forcon dialogun ndërinstitucional. Integriteti moral e profesional i anëtarëve të gjykateve janë kërkesat themelore ndaj presidentit Nishani, në propozimin e dekreteve. Nuk u fol për numra as për emra kandidatësh-tha kryetari i deputetëve demokratë
Homologu i tij, Gramoz Ruci nuk humbi rastin të vërë në dukje disa shqetësime. Nishanit ia mirëpriti ftesën, por diçka çalon.
Ndërsa kriteret për të cilat u thirrën në konsultime janë të përcaktuara në ligjet e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë- tha Ruci, i cili thotë se presidenti e ka nisur para kohe procesin e konsultimit
Mazhoranca është e rezervuar në komentet e saj lidhur me këtë çështje, por Ruci e bazon pretendimin e tij tek vendimi i gjykates kushtetuese i vitit 2011 e cila deklaroi se 3 anëtarë të saj duhet të rrijnë në detyrë përtej mandatit edhe 3 vjet të tjera, qe të respektohet rotacioni i sanksionuar në Kushtetutë; dhe ky afat 3 vjeçar plotesohet në 21 maj.
Parlamenti shpërndahet në fillim të muajit maj. Dërgimi në Kuvend pas 21 majit nga presidenti i dy dekreteve për Gjykatën Kushtetuese dhe të një drekteti për vakancën që krijiohet në maras për Gjykatën e Lartë, do të thotë që mazhoranca e pas 23 qershorit do të vendosë për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetese.