Shqetësimi për rritjen e numrit të azilkërkuesve, Malmstrom në Tiranë
Rritja e numrit te azilkerkuesve nga vendet e Ballkanit Perendimor, duke abuzuar me liberalizimin e vizave, sjell ne Tirane Komisioneren per Drejtesine dhe Punet e Brendshme, Sesilia Malmstrom. Ajo do të marre pjese në ministerialin me ministrat e Brendshëm e të Drejtësisë të Shqiperise, Maqedonise, Serbise, Bosnjes dhe te Malit te Zi, raporton “AS”.
Ky eshte reagim i menjehershem i konkluzioneve te Keshillit te Ministrave te brendshëm të BE-se, te dates 25 tetor, në Luksemburg, i cili diskutoi mundësinë e pezullimit të përkohshëm të qarkullimit pa viza për shtetasit e vendeve të Ballkanit ne hapesiren Shengen. Ankesat ne drejtim te Komisionit Evropian vijne nga disa vende të BE-së, si Gjermania, Belgjika, Franca, Luksemburgu, Vendet e Ulta dhe Suedia. Kurse vendet e kritikuara ose te rrezikuara per pezullimin e liberalizimit te vizave jane Serbia, Maqedonia, por edhe Shqipëria e Bosnja. Numri i azilkërkuesve nga keto vende është rritur 75% në krahasim me vitin e kaluar. Vetem në Gjermani, nga këto vende kanë ardhur rreth 49 mijë azilkërkues, ose 20 për qind e kërkesave për azil nga e gjithe bota. Situata eshte e tille edhe ne France, Austri, vendet nordike dhe Belgjike. Per 9 muajt e pare te ketij viti, Shqiperia ben pjese ne top-listen e 10 vendeve me numrin me te madh te azilkerkuesve ne Belgjike, me 470 vete, duke lene pas Serbine me numrin 463.
Ne kete liste perfshihen vende te tilla ne krize si Siria, Afganistani, Iraku e Guinea. Gjate qendrimit te saj me 5 dhe 6 nentor ne Tirane, perfaqesuesja e larte e Komisionit Evropia, Malmstrom, do te kerkoje qe qeverite e vendeve te Ballkanit të punojnë me shume per punesimin, sigurine dhe permiresimin e jetes se qytetareve. Po keshtu, duhet te
vazhdoje puna me informacionin dhe kontrollin e kufijve. Konteksti i krizes ekonomike ne Evrope dhe presioni ne rritje nga vendet qe pesojne emigracionin, kerkon qe keto paralajmerime te merren seriozisht, ne menyre qe te permiresohet situata me azilkerkuesit. Ndryshe, rreziku per rikthimin e regjimit te vizave është real dhe pasojat do ti paguajnë te gjithe qytetaret, jo vetem ata që abuzojnë me lirine e levizjes.