Nishani urim per Pashket, apel per bashkepunim per zgjedhje te qeta
Ne diten e Pashkeve, Presidenti Bujar Nishani, duke uruar te gjithe besimtaret kristiane-ortodokse kudo qe ndodhen, ftoi per bashkepunim ne te mire te zhvillimit te qete te zgjedhjeve te gjithe komunitetet besimtare dhe institucionet. “Kemi bere goxha rruge. Ku ishim e ku jemi, vetem te kujtosh shkaterrimin e perbindshem te ndertesave te kultit, martirizimin e prifterinjve, tmerrin e besimtareve, se po te zbulonin dike qe kishte zier dhe ngjyrosur veze per Pashke, mund ta internonin ose burgosnin, te ngjethet mishi. Por, le te gezojme dhe urojme njeri-tjetrin ne kete dite gezimi. Pas pak kemi zgjedhjet parlamentare. Ftoj me kete rast, ju dhe komunitetet e tjera besimtare, ne nje bashkepunim sa me te frytshem me institucionet ne te mire te zhvillimit te qete te zgjedhjeve”, - ftoi kreu i shtetit. Nishani vleresoi faktin se Shqiperia eshte nje vend i vogel me disa besime, dicka e rralle dhe e vecante kjo per te cilen kreu i shtetit tha se e vendos ate ne nje pozite fatlume. “Lejomeni te dashur besimtare kristiane-ortodokse, t’ju them shume sinqerisht dhe shume dashamiresisht se ushqej ndaj jush nje simpati, nje respekt dhe nje stime individuale te vecante. Per nje numer arsyesh. Se pari per marredhenien e ngushte bashkepunuese mes besimit tuaj, kishes suaj, perfaqesuesve te saj, besimtareve dhe Rilindjes sone Kombetare”, - theksoi kreu i shtetit. Sipas tij, do te mbeten pergjithmone te pashlyeshme nga kujtesa kombetare lodhjet dhe sakrificat e pafundme qe te paret memedhetare, me pushke e me pene, bene per ceshtjen kombetare.