E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani, vizitë në Maqedoni. Takohet me Ivanov

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani zhvillon sot nje vizitë në Ohër, ku do të takohet me homologun nikoqir, Gjorgje Ivanov.

Takimi midis dy presidentëve do të zhvillohet në vilën presidenciale “Biljana” në Ohër dhe ne fokus do të jetë njohja e Nishanit me Ivanov, çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe iniciativave të reja të bashkëpunimit, bashkëpunimi rajonal dhe angazhimi në planin e integrimeve evroatlantike.

Në kuadër të kësaj vizite nuk bëhet e ditur për takime të mundshme midis presidentit Nishani dhe krerëve të partive politike shqiptare në Maqedoni.

Kjo është vizita e parë e Nishanit në Maqedoni në cilësinë e presidentit të vendit, vetëm tre muaj para ardhjes së tij në krye të shtetit shqiptar. Nishani vizitën e tij të parë e zhvilloi në Republikën e Kosovës. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›