E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisi sot me risi viti i ri shkollor

Tafaj uron nxenesit mesuesit dhe prinderit. Kete vit gjimnazistet marrin Diplomen e Gjimnazit

42 mije gjashtevjecare do te ulen per here te pare sot ne bankat e shkolles per te nisur edukimin e tyre objektivi i te cilit per kete vit eshte cilesia sipas ministrit te Arsimit dhe te Shkences Myqerem Tafaj. Nje dite perpara nisjes se vitit te ri shkollor ministri Tafaj prezantoi risite qe do te kete kete vit arsimi parauniversitar ne vend.

Diploma e Gjimnazit

Ju premtoj se ju kete vit te ri shkollor do te gjeni nje shkolle me miqesore me te afert e me te dashur mesimdhenie me cilesore. Ne shkolle ju do te gjeni nje familje te dyte ne te cilen do te rriteni do te mesoni do te edukoheni si qytetare te denje dhe do te arrini rezultatet qe deshironi ndash deklaroi ministri Tafaj duke iu drejtuar nxenesve ne mbare vendin dhe duke u vendosur theksin pritshmerive dhe risive qe ka viti i ri shkollor.

Kete vit per here te pare maturantet do te marrin ne fund te studimeve te tyre Diplomen e Gjimnazit ne vend te nje certifikate qe merrnin gjate gjithe viteve te kaluara nje tentative kjo per te rritur standardet e shkolles shqiptare. Ju do te perfundoni shkollen e mesme me Diplome te Gjimnazit cka perben nje standard te ri cilesie afer atij evropian. Kjo krijon edhe bazen per permbushjen e kritereve te njejta ne pranimet ne arsimin e larte publik dhe privat me kohe te plote dhe kohe te pjesshme ndash iu drejtua ministri maturanteve.

Rritje pagash

Nga ana tjeter duke falenderuar mesuesit per perkushtimin dhe punen e palodhur te tyre ministri Tafaj theksoi se politika e qeverise shqiptare per rritjen e pagave te kesaj kategorie ka dhene efektet e saj. Ne kete menyre sipas tij kjo ka rritur konkurrencen dhe e ka bere punen e mesuesve te preferuar.

Politika e Qeverise per rritjen sistematike te pagave ka bere qe ju te keni sot nje status shume me te mire dhe te merituar nje status dinjitoz jo vetem ne piramiden e sektorit tone publik por edhe ne raport me koleget tuaj ne rajon. Kjo eshte nje arritje shume e madhe sepse e ka bere profesionin e mesuesit nder me te preferuarit cka ka nxitur konkurrencen dhe rritjen e shkalles se kualifikimit. Kjo gare duhet te vazhdoje ndash tha ministri Tafaj duke paralajmeruar terthorazi vijimin e politikes se rritjes se pagave.

Cilesia

Ministri e vendosi theksin ne rritjen e cilesise ne arsim qe sipas tij eshte prioriteti kryesor i ministrise qe drejton por edhe i qeverise ne teresi. Cilesia percakton nese ju te dashur nxenes do te arsimoheni ne nje nivel te krahasueshem me bashkemoshataret tuaj evropiane ndash deklaroi ministri duke shtuar se cilesia nenkupton permbajtje e mbeshtetur fort ne traditen e arsimit tone kombetar dhe zhvillimet e sotme nderkombetare. Reforma e kurrikules do te thellohet ne arsimin baze dhe ate profesional.

Duke u ndalur ne kete pike ai tha se ne vitin 2010 jane ne total 50 shkolla te reja ne mbare vendin nderkohe qe ka filluar ndertimi dhe rikonstruksioni i 33 shkollave te tjera me parametra te mirefillta evropiane.

Reforma e nisur e studimeve ne mesuesi i sherben pikerisht pergatitjes se gjeneratave te ardhshme te mesuesve sipas standardeve te perparuara ndash tha ministri duke vleresuar edhe reformen e altertekstit qe sipas tij e tregoi veten se mund te nxise jo vetem rritjen e cilesise por edhe tregun e lire te librit.

Ministri theksoi se ne sistemin e arsimit baze dhe ate te mesem kete vit shtohen rreth 350 laboratore te rinj me nje rendesi te vecante pasi sipas tij perdorimi i gjere i teknologjise se informacionit ne mesimdhenie se bashku me zoterimin e gjuheve te huaja jane aftesi baze qe duhet te pervetesoje cdo nxenes dhe mesues. Kete vit pajisen me laboratorin e dyte te kompjutereve 150 shkolla te mesme dhe 9-vjecare. Pra ne kemi nisur fazen e dyte te pajisjes se shkollave me laboratoret e dyte te kompjutereve ndash tha Tafaj.

Me shume nxenes

Objektivi kryesor i Ministrise se Arsimit per ministrin Tafaj eshte arsimimi i vazhdueshem dhe cilesor i nxenesve. Ne kete menyre dy qellimet paresore jane qe cdo 5- vjecar te jete ne kopsht dhe cdo 15-16- vjecar te perfundoje arsimin e detyruar pra ate 9- vjecar dhe te kete mundesi te vijoje arsimin e mesem te pergjithshem ose ate profesional.

Sipas tij kete vit ka pasur rritje te numrit te nxenesve nje ogur i mire per arsimin shqiptar. Regjistrimi ne shkollen e mesme deri tani ka arritur ne 90.6 te nxenesve qe perfunduan arsimin e detyruar. Ne arsimin profesional krahasuar me vitin e kaluar jane regjistruar deri tani 11 me shume nxenes ne vitin e pare. Rreth 600 nxenes jane regjistruar ne degen e IT-se qe perben rreth 10 te numrit total te nxenesve te regjistruar ne vitin e pare te arsimit profesional ndash tha ministri Tafaj.

Sot nisin shkollen me shume se 640 mije nxenes te shkollave nentevjecare te mesme por edhe kopshtet ne mbare vendin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›