E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZMK Te mos rritet cmimi i energjise

Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve protestoi dje perballe Entit te Rregullimit te Energjise ndaj aplikimit te OSSH per rritje te cmimit te energjise elektrike me 15. Avokati Altin Goxhaj u shpreh se kjo rritje eshte absurde po te kemi parasysh qe OSSH nuk ka plotesuar kushtet e performances se kerkuar per reduktimin e humbjeve dhe rritjes e cilesise se sherbimit dhe vete produktit situata globale dhe rajonale nuk paraqet kushte ne tregjet nderkombetare per kete rritje te re dhe rritja e cmimit gjate vitit te kaluar me 12 ishte e tepert dhe nuk justifikon nje rritje te re. Per me teper sipas tij kjo rritje eshte e pajustifikueshme nese shihet se prodhimi vendas i energjise eshte ne kulmin e eficenses dhe cilesia e produktit e energjise se ofruar eshte ne perkeqesim sic ndodhi edhe keto dite me nderprerje te paparalajmeruara te energjise dhe ardhje te saj me luhatje ekstremisht te demshme per pajisjet elektroshtepiake. Goxhaj deklaroi se aplikimi per rritje duhej te ishte bere te pakten 6 muaj perpara dates se kerkuar qe do te thote se duhej te ishte bere para 1 korrikut nderkohe qe OSSH nuk ka paraqitur nje raport mbi performancen e saj ne kuader te standardeve te kerkuara ne baze te kushteve kontraktuale nderkombetare te privatizimit. Per keto arsye Goxhaj tha se ERE nuk ka asnje arsye te rrise cmimin e energjise sepse 1 vit me pare rritja u krye ne shkelje te plote te ligjit dhe ishte e tepert dhe se misioni i ERE e detyron ate te mbroje interesat e konsumatoreve nepermjet tarifave transparente dhe te bazuara ne kosto dhe te siguroje vazhdimesine dhe cilesise e furnizimit te energjise per klientet fundore ndaj dhe rritja e cmimit te energjise ne favor te OSSH do te shkelte pikerisht kete mision te ERE. Goxhaj deklaroi se ERE prej 3 vjetesh ende nuk gjen kohe te miratoje nje model kontrate te rregullt OSSH ndash konsumatore pasi kontrata aktuale eshte e lidhur me KESH dhe eshte e paligjshme dhe ne kundershtim me Kodin Civil dhe Ligjin per Mbrojtjen e Konsumatoreve dhe gjen kohe te rrise cmimet ne menyre te njeanshme ne favor te OSSH. Po ashtu kerkesa per rritjen e cmimit te energjise nga KESH eshte po aq absurde po te mendosh qe nuk ka asnje motiv per rritjen e cmimit te energjise nga KESH po te mendosh qe asnjehere sa sot nuk ka qene me e favorshme se tani situata hidroenergjetike ndash tha Altin Goxhaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›