E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrimi misteri i miliardave ne ar qe grabiten komunistet

Nje liste e pasurive ne flori dhe argjend qe iu sekuestruan familjeve te medha

Nje nga veprimet e para te regjimit komunist te sapoinstaluar ne Shqiperi ishte sekuestrimi i metaleve te vlefshme dhe objekteve te punuara me keto metale nga ata qe quheshin armiq te popullit. Vlera e sekuestrimeve eshte sot e panjohur por behet fjale per miliona ne ar dhe argjend dhe njekohesisht ne vlera historike apo artizanale. Gazeta ka nje liste e sekuestrove te kryera nga komunizmi ne vitin 1948 ne shtepite e personaliteteve si ish-kryeministri Idomen Kosturi dhe personazheve te tjera te njohura te kohes kryesisht tregtare apo persona me pozicione te larta shteterore te cilet shteti komunist pasi i shpalli armiq u mori edhe gjithcka kishin vene prej vitesh.

Pasurite ne pjesen me te madhe koleksione monedhash ari qe nuk ishin me ne perdorim por qe kishin vlere qofte prej metalit qofte prej vleres se tyre apo pasuri te tjera kryesisht ne flori e argjend u vune ne sekuestro dhe iu dorezuan Bankes se Shqiperise.

Sasia e floririt te sekuestruar eshte edhe sot e kesaj dite e paqarte dhe e paplote duke bere te mistershem edhe fatin e kesaj pasurie nje pjese e te ciles eshte zhdukur nder vite. Deri ne fund te vitit 1948 u zbuluan rreth 43. 816. 682 monedha ari pa permendur shufrat e stolite e florinjta. Nder sekuestrimet me te medha te cilat njihen mund te vecohen ato te vellezerve Jonuz dhe Nexh Shijaku nga Durresi te cileve u jane marre 45 mije napolona flori. Aristidh Lekes nga Durresi i jane marre 45 mije napolona floriri dhe disa kuintale te tjere ar dhe stoli. Pepe Levit dhe Refael Jaksellit hebrenj nga Vlora u jane sekuestruar 42 milione franga ari duke paguar rreth 100 mije napolona. Levit pas daljes nga burgu iu moren edhe 38 kg flori. Alfons Dovanes nga Durresi i jane marre 516 kg ar ndersa ne arkiva eshte regjistruar vetem 58 kg. Askush nuk mund te thote sot se cfare ka ndodhur dhe ku ka perfunduar sasia e arit te sekuestruar por te paregjistruar nderkohe qe ekzistojne histori se diktatori dhe nomenklatura e tij e afert perdoren kete pasuri per lukse personale gjate viteve qe ata ishin ne pushtet. Nga hetimet e kryera rezultoi se ne shume raste nuk eshte mbajtur asnje dokument per sekuestrimet e floririt te bera gjate viteve 1946-1949 kur ka qene edhe vala me e madhe e sekuestrimeve.

Ish-kryetari i Komisionit Hetimor per Thesarin Blerim Cela ka shpjeguar se mendohet qe deri ne fund te vitit 1948 forcat e Sigurimit te Shtetit mund te kene grumbulluar rreth 43 milione e 816 mije e 682 monedha ari ose 283 tone ar. Ne deklaraten e 16 janarit te vitit 1992 Cela pohoi Ne thesar jane futur vetem 3 tone ar ose 3029 kilograme flori. Komisioni hetimor i ngritur ne vitin 1992 deklaroi se nuk ekziston asnje dokument qe mund te tregoje se ku e kane derguar forcat e Sigurimit te Shtetit arin e grumbulluar ne ate kohe nga familjet e pasura shqiptare dhe tregtaret. Lista qe boton gazeta me poshte flet per nje pjese te sasive te arit te sekuestruara ne kater familje te medha te kohes ndersa gazeta do te botoje ne vazhdim edhe lista te tjera pasurish te sekuestruara ne vite nga regjimi komunist.

Arkivi Qendror i Shtetit

Dosja 16

Banka e Shtetit Shqiptar

Proces-Verbal

I mbajtur sot me daten 29 korrik 1948 ne zyren e Bankes se Shtetit Shqiptar Gjirokaster u mor nga ana e Administrates Autonome te Pasurise se Shtetit Gjirokaster monedhat metalike qe poshte shkruhen te Armikut te Popullit Qendro Papavangjeli te cilat mbasi u numeruan nje nga nje ne prezence te kryellogaritarit Dino Martiko te referentes kesaj dege Ervehe Baboci te arketarit Vahit Vehbi dhe te Pergjegjesit te Administrates Autonome te Pasurise vulosur me dylle te kuq ne ruajtje......

Te konfiskuara Qendro Papavangjeli

1184 cope monedha nga Fr.Ari 1 argjend

160 cope monedha nga Fr.Ari 2 argjend

7 cope monedha nga lireta 2 argjend

2 cope monedha Fr. Fr 10 argjend

2 cope monedha drahmi 1 argjend

2 cope monedha mexhite

18 cope monedha nga frac12 groshra turke

1 cope monedha nga frac12 napolon ari

1 cope monedha nga frac14 lire turke ari

4 cope monedha mahmudie te vogla te shpuara

1 cope monedha marcel te shpuar

Proces-verbal

I mbajtur sot me daten 8.7.1948 ne Zyren e Seksionit ne prezencen e Sh. Andon Leka kryetar i Deges se Kontabilitetit te pergjithshem te Sh. Sinan Xhemili shef i Seksionit te Thesarit si dhe te Sh. Hajati Bega ish-shef i seksionit te Thesarit te asistuar prej te deleguarit te Ministrise se Financave Sh. Prokop Gjiri. U hapen pakot e ndryshme te mberritura nga deget dhe te mbajtura ne ruajtje nga Thesari dhe u gjenden keto monedha ari dhe argjendi si dhe sende te ndryshme stolie

Derguar prej deges sone Durres

Te konfiskuara Idomen Kosturit

7 monedha floriri pa kurs me madhesi te ndryshme

1 sahat grash xhepi prej floriri marka Remontier Nr. 476. 664

1 sahat grash prej floriri karat 14 Nr 215. 381

1 sahat dore grash prej floriri pa zinxhir marka Toska

1 sahat burrash prej floriri karat 18 nr. 57.197

1 sahat xhepi burrash prej floriri

1 sahat dore burrash prej floriri me zinxhir te holle floriri

1 sahat xhepi prej metali te bardhe me shkronja arabe

1 kapak floriri te sahatit te prishur

1 cante te vogel grash me zinxhir floriri dhe rreth floriri

1 cope ari perkujtimore date 1906

1 qostek i madh floriri me vartese te ndryshme me nje cante te vogel dhe nje per parfum

1 qostek floriri me nje vartese Hermis

7 qostek floriri me madhesi e trashesi floriri te ndryshme

1 vartese floriri grash me dy unaza boja jeshile

10 cope flori te shkeputura nga sende te ndryshme

1 mbajtese syzesh floriri e prishur

2 gjilpera floriri

5 cope kapese kemishe pjeserisht floriri

1 pale kopsa kemishe

4 cope mbajtese fotografish te vogla me rrethe pjeserisht floriri

1 unaze karfice mbajtese kravatash prej floriri

1 vathe tek prej floriri

1 unaze me nje gure madre perle

2 gjilpera njera me gjysme hene tjetra me dy shkronja R.V jo flori

1 kuti kocke qe ka brenda gjera grash per te qepur

1 gjelpere ari me gure Diamanti

14 unaza floriri pjeserisht me gure

2 rrathe unaze floriri me gure te hequr

1 pale vathe grash floriri

8 byzylyqe grash me madhesi te ndryshme argjendi filigram

1 breze argjendi filigram

1 cante grash e vogel e thjeshte

11 cope sermi te ndryshme punuar me filigram

1 ikon me zinxhir ordiner

1 unaze sermi me nje gure te thjeshte

1 unaze dhe nje varese pa vlefte

Korona sermi nga 2 cope 128

Korona sermi nga 1 cope 701

Korona sermi nga frac12 cope 29

Franga shqiptare 2 cope 77

Franga shqiptare nga 1 cope 588

Proces-verbal

Sot me date 20 korrik 1948 ne pranine e Nikolla Micacos dhe Ahmet Burburise i pari drejtor dhe i dyti referent i arkes se Bankes Shtetit Shqiptare Dega e Elbasanit dhe kapter Shaban Pogradeci i deleguar i Gjykates Ushtarake Korce me shkresen Nr. 39/34 Res. date 17.7.1948 u kontrolluan vleftat e depozituara ne ruajtje nga seksioni i P. Mbrendshme te qytetit Elbasan ne emer te ish-Gjykates Ushtarake Elbasan si vijon

1 sahat dore i vogel per gra prej ari

1 sahat xhepi kronometer per burra prej ari

1 unaze ari me gure brilant

1 zog ari me diamant

Vleftat e siperme i jane konfiskuar Xhavit Bicakut simbas vendimit te ish-Gjykates Ushtarake Elbasan me vendim te saj Nr. 591 date 29.12.1947 i cili eshte denuar si Armik i Popullit.

Banka e Shtetit Shqiptar

Gjirokaster

Nga seksioni i P. Te Mbrendshme te Rrethit Gjirokaster

Pasqyra e monedhave ari te plote dhe te demtuar qe jane sekuestruar te burgosurit Vasil Duda nga Sheperi i Gjirokastres dhe qe gjendet i burgosur ne burgun e Gjirokastres.

Ar i mire

Rubla cope 1x5 = rubla 5 = emision 1886

Rubla cope 1x5 = rubla 5 = emision 1889

Dollare USA cope 1x2.50 = doll USA 2.50

Dollare USA cope 3x5 = doll. USA 15

Lira turke cope 52x1 = lira T. 52

Lira sterline cope 5x0.50 = sterlina 2.50

Lira sterline cope 193x1 = 193

Napolona cope 47x 0.50 =napolona 23.50

Napolona cope 318x1 = napolona 318

Ar i demtuar

Napolona cope 1

Gjirokaster 5 shkurt 1948

Sasia e siperme eshte kaluar ne ruajtje per llogari te Seksionit te P. Te Mbrendshme te Rrethit Gjirokaster

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›