E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin Lojërat Olimpike Dimërore, të gjithë sytë në ekranin e RTSH-së! Presidenti i Federatës së skive: Kurorëzimi i një pune shumë të madhe

Ceremonia e Hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026, do të transmetohet sonte drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Për herë të parë në histori, Shqipëria do të garojë me 4 sportistë në Lojërat Olimpike Dimërore. Lara Colturi, Denni Xhepa, Semire Dauti dhe Lisa Brunga, të katërt do të garojnë në disiplinën ski alpine, do të përfaqësojnë Shqipërinë në Milano Cortina 2026.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH1, Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toci, ka folur për emocionet dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore, duke e cilësuar këtë moment si kurorëzim të një pune të madhe shumëvjeçare.

“Emocione shumë të bukura, kurorëzimi i një pune shumë të madhe të federatës sonë dhe gjithë shqiptarëve që sot do të jemi në sytë e të gjithë botës dhe jo vetëm me një parakalim ceremonial por me nja ambicie shumë të madhe për të sjellë medalje olimpike në Shqipëri.

Sipas tij, në ceremoninë hapëse pritet të jenë të pranishëm Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, si edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.

Një tjetër moment historik për sportin shqiptar është pjesëmarrja e katër sportistëve në Lojërat Olimpike Dimërore, të gjithë nga Federata e Skive.

“Me aq informacione sa kam sot në ceremoninë hapëse do të jetë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, bashkë me Presidentin e Komitetit Olimpik, Fidel Ylli. 4 sportist Shqipëria s’ka pasur kurrë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe vetëm nga një federatë, ndoshta është arritja më e madhe për sportin shqiptar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›