E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria parakalon në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026

Flamuri kuqezi u valëvit krenar në Cortina gjatë parakalimit të delegacionit shqiptar në ceremoninë madhështore të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore. Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga katër skiatorë: Lara Colturi, Deni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” po zhvillohet në stadiumin legjendar San Siro në Milano, duke shënuar nisjen zyrtare të këtij eventi madhështor sportiv.

RTSH transmeton ekskluzivisht ceremoninë, duke sjellë për publikun shqiptar çdo emocion të spektaklit olimpik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›