Juventus: Më pak tifozë, më shumë të hyra

Por, njëkohësisht me shikueshmërinë e ulët, klubi gjeneroi rekord të hyra nga biletat. Gjiganti torinez shënoi debutimin e stadiumit të ri në Ligën e Kampionëve por takimi me Shakhtarin u përcoll nga vetëm 29,368 shikues.
Stadiumi ka kapacitet prej 41 ulëseve. Vetëm dueli i sezonit të kaluar në Coppa Italia kundër Bolognës u përcoll nga më pak shikues. Por, e përditshmja sportive italiane Tuttosport ka njoftuar se klubi përfitoi rreth 1.5 milionë euro nga shitja e biletave. Vetëm katër ndeshje në të kaluarën kanë sjell përfitim më të madh financiar.
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli mbrojti çmimet e biletave që janë shitur në mesatare prej 51 eurosh. Një ulëse në Curva të martën mbrëma kushtoi 40 euro. Për dallim, Milani me të njëjtin çmim i ofroi tifozëve të tij bileta për të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve në San Siro.