E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nisin aplikimet për subvencionimet në bujqësi, këtë vit mbështetje edhe për gjedhët

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Lushnjë ka nisur aplikimi për skemat mbështetëse në bujqësi. 

Edhe pse ky aplikim bëhet nga interneti, në ditën e parë të procesit shumë fermerë janë paraqitur në zyrat e Agjencisë Rajonale të Bujqësisë, si dhe tek Agropika ose “Dritarja e Fermerit”.  

Shumica prej tyre aplikojnë për të disatën herë, kryesisht në skemën e naftës për bujqësinë.

Në lidhje me dokumentacionin e këtij viti, fermerët duhet të kenë edhe fragmente të hartës, si edhe faturë të pesticideve apo farërave të blera, me qëllim që të vërtetohet se fermeri e punon tokën.

Aplikimet për të përfituar nga skema e subvencioneve zgjasin deri më 30 maj 2025.

Për herë të parë në skemë është edhe mbështetja jo vetëm për çdo krerë lopë, por edhe për viçat. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›