“Reforma dhe shlyerje” – Shqipëria dorëzon raportin e parë për Planin e Rritjes të BE

31 reforma që duhet të kryejë Shqipëria në disa sektorë kanë financim të sigurt prej 922 milionë euro pa burokracinë e mëparshme. Ekspertë shqiptarë të Planit europian të Rritjes për Europën Juglindore veçojnë atë që vetë Bashkimi Europian e ka quajtur “Reforma dhe shlyerje” sapo dorëzon reformën.
“Ky mekanizëm ofron cash për zbatimin e reformave. Kjo është edhe risia e këtij instrumenti. Vendet kryejnë reformat, Komisioni Europian liron fondet për shtetet”, thotë Krisela Haçkaj, drejtuese e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim.
Rezultati që llogarit Bashkimi Europian është dyfishimi i rritjes ekonomike në vend. Mekanizmi veprues në 3 vjet provon reformat që do të dorëzojë Shqipëria përmes 143 verifikimeve sasiore e cilësore të arritjes së tyre. Vetëm për vitin 2025 numri i verifikimit është 66. Për dy vitet e tjera verifikimet janë më të ulëta, respektivisht me 45 dhe 32.
“Nuk kaq qenë e nevojshme që të raportoj asgjë Shqipëria, përveçse disa akteve proceduraleve”, thotë znj. Haçkaj.
Një “timeline” i deritanishëm e tregon Shqipërinë të ketë mbyllur deri me 25 shkurt 16 hapa, pas të cilave u hapën fondet e ashtuquajtura automatike, ndërkohë që deri në fund të vitit duhet të realizohen edhe 30 hapa të tjerë.
“Është dorëzuar një raport progresi dhe është shoqëruar me një raport vjetor të 2024, ku dhe presim vlerësimin nga KE”, shprehet ekspertja.
Financimin më të madh në Shqipëri e kanë reformat e sundimit të ligjit me 267 milionë euro për 9 reforma në këtë sektor. Pas tyre vijnë ato të klimës së biznesit me 209 milionë euro për 6 reforma. Reformat e kapitalit njerëzor financohen me 189 milionë euro për 6 reforma, energjia dhe tranzicioni i gjelbër me 127 milionë euro për 6 reforma dhe tranzicioni digjital me 127 milionë euro për 4 reforma.
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/