E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin bisedimet, Real Madrid-Alcantara!

Real Madridi i ka bërë hapat e parë për të fituar shërbimet e talentit të Barcelonës, Thiago Alcantara.

Florentino Perez thuhet se ka nisur bisedimet me babain e lojtarit, njëkohësisht agjentin e tij, Mazinho. Barcelona i ka lejuar këto bisedime pasi që ka konfirmuar se ajo skuadër që e paguan klauzolën e lojtarit, mund të bisedoj për blerjen e tij.

Klauzola e Alcantara është 18 milion euro, shifër të cilën Reali është i gatshëm ta paguaj që tani./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›