Ligji i pronave debate te forta PD-PS

Kryeministri Berisha ju pergjigj sulmeve me kunderakuza ndaj socialisteve per procese te meparshme privatizimi si ne rastin e truallit tek Tajvani.
Ende shqiptaret nuk e dine se pse nga shkurti ne nentor cmimet e trojeve publike me vendim te Keshillit te Ministrave rreth Ekspozites u 2 apo 3-fishuan nderkohe qe ekspozita Shqiperia Sot qendroi po aq. Por kjo histori nuk ka te mbaruar keni bere nje privatizim me bono thesari. fakte te reja do dalin ne drite tha deputeti Shalsi.
Ju mendoni se do te bindni shqiptaret se toka e shitur me 80 euro ne qender te Tiranes karshi Dajtit qenka shitur me mire se sa toka e shitur me 400 euro tek ekspozita lsquoShqiperia Sot u kunderpergjigj kryeministri Berisha.
Opozita ka replikuar me kryeministrin permes deputetit Erjon Brace qe e akuzoi ate per hipokrizi me pronaret persa kohe po kerkon te miratoje nje ligj qe sipas Gjykates Kushtetuese dhe Presidentit te Republikes cenon te drejten kushtetuese te kesaj shtrese te pronareve mbi pronat dhe dhenen e tyre biznesmeneve prane qeverise.
Imagjinoni zoti kryeminister qe nje fshatar nga Kukesi i cili per shkak te mbytjes se hidrocentralit permbytjeve te tokave atje me dekretin tuaj eshte vendosur ne zonen e Porto Romanos. Mendoni zoti kryeminister qe ate te drejte qe ju ia keni dhene kur keni qene President i Republikes tia marre nje qytetar tjeter per me teper jo shtetas i ketij vendi i quajtur Damir Fazllic. Pronat e tyre te fituara nga dekreti juaj nuk jane regjistruar ende dhe ata pretendojne nderkohe qe ky tjetri jo vetem qe ka perfituar por pretendon edhe te zgjerohet te zgjerohet pafund. Si ky atje ka edhe te tjere replikoi deputeti Brace.
Duke iu referuar deklaratave te kryeministrit per lidhje mes perfituesve te tokes tek Ekspozita dhe kreut te PS Edi Rama deputeti Taulant Balla sfidoi kryeministrin me doreheqje nese verifikohen akuzat e tij.
Nese Sali Berisha verteton ate akuze qe beri une po i them Sali Berishes qe une e leshoj mandatin tim te deputetit per nje akuze te drejtperdrejte kunder kryetarit te Partise Socialiste qe thote se perfituesit te tokes tek Ekspozita kane lidhje. Por i them Sali Berishes nese vertetohet qe ti yt bir Ruli Vokshi jane perfituesit e kthimit te tokes tek ish-Ekspozita ben mire te shohesh ti mandatin tend tha deputeti Balla.
Nderkohe Ministri i Bujqesise Genc Ruli shenjester e akuzave te opozites per privatizim evaziv dhe klientelist i gjendur perballe akuzave te forta te opozites per here te pare ka pranuar se mund te jete gabuar por pa dashje dhe jo per te favorizuar.
Cfaredo gabimi te kete nuk eshte favorizim. Eumlshte gabim i hartes po nuk eshte gabim i vendimmarresit. Referohuni ligjeve referohuni VKM-ve kur doni te akuzoni dike perndryshe jeni thashethemxhinje rruge dhe jo politikane tha ministri Ruli.
Me pare mazhoranca kundershtoi argumentat e Presidentit te Republikes per anti-kushtetueshmeri te ligjit ndersa kryeministri Berisha leshoi edhe aludime ndaj Presidentit te Republikes per abuzime me marrjen e pronave. Opozita nga ana e saj mbeshteti argumentimin e kreut te shtetit duke kerkuar qe ligji te ndryshohet dhe nese miratohet si i tille ai do te rrezohet ne Gjykaten Kushtetuese.