E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi Te hetojme materialet zgjedhore

Deputeti i Partise Socialiste Eduart Shalsi duke folur ne Top Story deklaroi se socialistet kane gati propozimin konkret sipas tij per te dale nga ngerci politik qe ka perfshire prej me shume se nje viti Shqiperine.

Zoti Shalsi tha se eshte e papranueshme djegia e fleteve te votimit pikerisht ne kete moment kur palet jane ne negociata e siper per te ngritur komisionin hetimor duke nisur hetimin e materialeve zgjedhore ndersa per fletet te pritet mendimi i Komisionit te Venecias.

Disa muaj me pare zedhensat dhe deputetet e Partise Demokratike deklaronin e deklaronin se nuk ka cfare vendimi te marre Gjykata Kushtetuese sepse e ka marre njehere nje vendim duke nxjerre nje leter te 2003-it. Ka nje dokument dorezuar nga kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci me 28 korrik 2010 per ngritjen e komisionit hetimor. Sot eshte propozimi i cili nuk lejon djegien e kutive. Jemi dakort te hetojme materialet zgjedhore dhe ti leme Komisionit te Venecias hetimin e fleteve te votimit. Propozimi yne ka synim vetem daljen nga ky qerthull vicioz. Nese nuk pranohet ky propozim ne do ti kthehemi nje forme tjeter deklaroi Shalsi.

Ne vijim te fjales se tij deputeti socialist tha se nese ky propozim hidhet poshte nga mazhoranca atehere mbarevajtja e zgjedhjeve lokale vihet ne rrezik.

Nuk mund te kete zgjedhje lokale nese do ti hidhet benzine zjarrit sikunder deklaroi kryetari i KQZ-se. Pikerisht ne kete moment ai gjen kurajon qe te thote se do te djege fletet vijoi me tej deputeti socialist.

Mbi ligjin qe parashikon djegien e fleteve te votimit komentoi edhe analisti Mustafa Nano. Per zotin Nano ne keto rrethana kur opozita ngre pretendime per manipulime zgjedhjesh ligji mund te anashkalohet me nje konsensus politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›