Nisin negociatat SHBA-BE per tregtine e lire
Kanë nisur negociatat për tregtinë e lirë ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, me prodhimet bujqësore që janë lënë jashtë marrëveshjeve. 27 ministrat e tregtisë të mbledhur në Luksemburg kanë arritur një marrëveshje pas më shumë se 12 orësh. Tashmë që mandati ekziston, komisioni europian do të nisë menjëherë bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë 119 miliardë euro që do të përfitoheshin nga kjo tregti e lirë. Ndërkohë që tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar në samitin e G8-ës që do të mbahet në Irlandën e Veriut javën e ardhshme dhe ku liderët europianë do të takohen me presidentin amerikan Barak Obama.