E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin përgatitjet në Vlorë për sezonin turistik

VLORË, 16 mars /ATSH/ Në qytetin bregdetar të Vlorës kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik. Autoritetet vendore kanë filluar punën për pastrimin e vijës bregdetare, plugimin dhe sistemimin e rërës, si edhe për mirëmbajtjen e hapësirave publike përgjatë plazheve.

Punonjësit dhe mjetet e bashkisë janë angazhuar në disa zona të vijës bregdetare për të përmirësuar kushtet dhe për të garantuar një mjedis më të pastër dhe të mirëorganizuar për pushuesit.

Këto ndërhyrje synojnë përgatitjen e infrastrukturës bregdetare përpara nisjes së fluksit të turistëve, ndërsa Vlora mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë sezonit veror në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›