E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapllani takon Alghunaim, në fokus forcimi i kapaciteteve për sigurinë kibernetike

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm në detyrë i AKSK, Saimir Kapllani, priti në një takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, Adnan Alghunaim.

Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë kibernetike, me fokus forcimin e kapaciteteve, shkëmbimin e informacionit mbi kërcënimet kibernetike dhe ndarjen e praktikave më të mira për reagimin ndaj incidenteve.

Sipas, AKSK-së, takimi shërbeu gjithashtu për të diskutuar mundësitë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe për të hedhur bazat e një bashkëpunimi më të strukturuar ndërmjet institucioneve përkatëse të dy vendeve.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›