Nisin punimet e rruges Fushe Kruje-Milot

Ky semgent, ku aktualisht regjistrohet numri me i madh i aksidenteve rrugore, eshte gjithashtu pjese e autostrades Durres-Kukes.
Ky investim prej 50 milione eurosh, sipas kryeministrit Berisha eshte nje nga invesimet qe tregon ndryshimin e vendit ne keto kater vjet.
""Per te gjithe ata, te cilet ndryshimin e kuptojne me vepra, shkolla te reja, rritje te rrogave dhe pensioneve, anetaresim te Shqiperise ne NATO, te jene te sigurt se keto po ndodhin dhe se ky eshte nje ndryshim i madh nga 'ndryshkimi' me fjale boshe", u shpreh Berisha.
Kryeministri Berisha tha se kerkonte voten e shqiptareve jo per ato qe jane realizuar deri tani nga qeveria e tij, por qe qytetaret te tregojne besimin per ato qe do te realizohen sipas tij ne mandatin e dyte qeverises, ku prioritetet tha se do te jene sherbimi shendetesor dhe rritja e metejshme e pagave dhe pensioneve.
Gjate takimit me qytetaret nen slloganin "Shqiperia po Ndryshon", kryeministri Berisha preku edhe ceshtjen e pajisjes se qytetareve me leternjoftimin elektronik.