E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin punimet në Xhaminë e Madhe të Tiranës, i pranishëm kryeministri Berisha

Premtim pas premtimi për një xhami që të përmbushte dëshirën e myslimanëve për të krye ritet fetare për herë të parë ka diçka konkrete.

Është zhvilluar paraditen e sotme ceremonia e nisjes së ndërtimeve të Xhamisë së Madhe në sheshin e Namazgjasë në kryeqytet, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i cili e ka mbështetur fuqimisht projektin e kësaj Xhamie si dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Në fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë e nisjes së punimeve kryeministri Sali berisha u shpreh:

Për Tiranën dhe Shqipërinë 20 Prilli, dita e lindjes së profetit Muhamet, ëshët një ditë e madhe dhe e rëndësishme sepse në këtë ditë ne inagurojmë ndërtimin e Xhamisë më të madhe të kryeqytetit dhe të gjithë vendit.

Kjo është një ngjarje e madhe sepse sot ne ndahemi nga qëndrimet paragjykuese, të cilat penguan për 20 vjet ndërtimin e kësaj Xhamie . Ishte një detyrim i madh për ne që për  të vendosur për ndërtimin e kësaj Xhamie, u shpreh Berisha.

22 vjet më parë ne shpallëm që aty ku jetojnë 4 besimtarë myslimanë të ndërtohet një Xhami, aty ku jetojnë 4 besimtarë të krishterë të ndërtohet një Kishë dhe aty ku jetojnë 4 besimtarë bektashinj të ndërtohet një Teqe. Në këto vite ju nuk keni patur atë që keni merituar, por durimi, dialogu dhe vendosmëria për të çuar përpara frymën tuaj besimtare, bëri të mundur që sot të mblidhemi sëbashku në këtë ngjarje shumë të madhe.

Qeveria duke shprehur nderimin më të madhe ndaj jush ju bën thirrje kryetarëve të bashkive dhe të komunave në të gjithë vendin që të ngrejnë tempujt e tyre aty ku jetojnë. Të gjithë besimtarët në të gjitha qytetet kanë pasur kultet e tyre pranë shtëpivëe të tyre, u shpreh Berisha.

Vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›