E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të vjedhë në banesë. I zoti i shtëpisë vret hajdutin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme në Mallakastër.

Një person ka humbur jetën pasi shkoi të vidhte në një banesë dhe i zoti i saj e ka vrarë me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Ngracie të Mallakastrës, ku në banesën e Ylli Kapllanajt ka hyrë për të vjedhur një person, identiteti I të cilit është akoma I panjohur.

Autori Ylli Kapllanaj, i cili e ka ndjerë hajdutin  ka qëlluar atë me armë zjarri, duke i marrë jetën.

Fshati Ngracie në Mallakastër është fshati në të cilin para pak kohësh pati rrëshqitje toke dhe u dëmtuan banesat.

Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje fatale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›