Nisin punimet në aksin Këlcyrë-Ballaban, lidh 48 fshatra me qytetin
Përmet- Ditën e sotme kanë filluar vazhgimet për ndërtimin e rrugës Këlcyrë-Ballaban, aksi i cili do të jetë një ndihmë shumë e mirë për banorët e fshatrave Ballban, Sukë dhe Dishnicë në rrethin e Përmetit.
Projekti është financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe pritet të përfundojë brenda 13 muajsh. Aksi ka një gjatësi prej 15 km dhe pas kaq shumë vitesh 13 mijë banorët e kësaj zone do të kenë një rrugë të asfaltuar. Ndërtimi i saj është shumë i rëndësishëm pasi falë saj do të bëhet lidhja e 48 fshatrave me qytetin e Këlcyrës.
Ajo do të ketë një gjatësi prej 5.5 metrash, me bankina nga të dyja krahët ndërsa do të ketë të gjithë sinjalistikën rrugore. Ky aks pritet të ndikojë edhe ekonomikisht në të gjithë zonën pasi do të ketë mundësi për hapjen e bizneseve ndërsa udhëtimi do të ketë më pak kosto.
IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: