E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrja e shtetësisë shqiptare në mënyrë individuale e jo kolektive

Ambasada shqiptare në Kosovë ka reaguar ndaj dorëzimit të 300 aplikacioneve të Lëvizjes për Bashkim, duke thënë se marrja e shtetësisë vazhdon të mbështetet mbi kritere rigoroze ligjore dhe merret vetëm mbi bazën e kërkesës individuale dhe jo me lista kolektive.

Ambasada shqiptare thotë se duke marrë si shkas zërat e ditëve të fundit lidhur me mundësinë e marrjes së shtetësisë shqiptare nga shtetasit e Kosovës, si dhe interesi i shtuar për këtë çështje, dëshirojnë të sqarojë se marrja e shtetësisë, ashtu si më parë, vazhdon të mbështetet mbi kritere rigoroze ligjore dhe se ajo merret vetëm mbi bazën e kërkesës individuale dhe jo me lista kolektive.

“Sa i takon fjalës së Kryeministrit në mbledhjen e qeverisë, mbajtur në Vlorë me 4 dhjetor 2012, ritheksojmë se rishikimi i ligjit mbi shtetësinë, i cili natyrisht që është i mirëpritur edhe për Ambasadën tonë, është një proces relativisht i gjatë, i cili duhet të kalojë procedurat e parapara në Kuvendin e Shqipërisë dhe se hyrja e tij në fuqi, sipas Kryeministrit, mund të bëhet pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013”,thuhet në një komunikatë të lëshuar nga ambasada.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë, po ashtu ka shprehur gatishmërinë e saj dhe institucioneve të Shqipërisë për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme në ekspertizë dhe legjislacion për të përshpejtuar përfundimin e procesit të Liberalizimit të vizave midis Kosovës dhe BE-se.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›