E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taulant Balla denohet per shpifje ndaj djalit te kryeministrit

Gjykatës së Tiranës i mjaftuan 11 seanca gjyqësore për t’u bindur se deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, ka shpifur në adresë të djalit të kryeministrit Sali Berisha.
Për këtë shpifje, gjykata urdhëroi deputetin e PS-së Balla të paguaj në formë dëmshpërblimi për Shkëlzen Berishën një shumë prej 2 milion lekëve të reja.
Avokati i djalit të kryeministrit, në konkluzionet përfundimtar kërkoi nga gjykata që Balla të dënohet me 7 milion lekë.
Sipas vendimit, Balla akuzoj djalin e kryeministrit për pasuri të paligjshme, të përfituara në emër të babait të tij, kryeministër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›