E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nisin punimet për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë

Punimet për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë, që do të jetë një vepër strategjike për turizmin në rivierën e Jonit, do të inauguroheni të dielën.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila publikoi një video me pamje nga ky projekt, si dhe disa prej investimeve të rëndësishme infrastrukturore që kanë përfunduar dhe të tjera që janë proces në Shqipëri.

Tuneli i Llogorasë me gjatësi 5.9 km do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga 55 minuta në 7-10 minuta.

Ky tunel nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 5.9 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7-10 minuta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›