Procesi i fiskalizimit të biznesit të vogël në Tiranë po ecën me ritme të shpejta

Tirana është qyteti që kryeson procesin e fiskalizimit, ku nga 1 shtatori e deri më tani janë fiskalizuar 14,236 biznese të vogla. Sipas të dhënave të Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve 51% e biznesit të vogël të fiskalizuar është në Tiranë. Më pas vjen Durrësi me 32% , Fieri dhe Korça me nga 20% përkatësisht,dhe pjesa tjetër Shkodër, Elbasan, Berat e të tjerë. Detyrimin për t’u fiskalizuar nga 1 shtatori 2021 e kanë 90,000 subjekte të vogla por aktualisht në drejtoritë rajonale të tatimeve janë gjithsej 29,243 të tilla të fiskalizuara, ose një e treta e tyre. Nga ana tjetër procesi duket I ngadaltë eedhe tek biznesi i madh. Në total numërohen 17.708 subjekte të mëdha të fiskalizuara apo 60% e totalit.
Referuar të dhënave të tatimeve, procesit të fiskalizimit në total I janë nënshtruar 46,952 biznese apo 40% e totalit që kanë detyrim ligjor. Procesi nisi më 1 janar të këtij viti fillimisht me bizneset e mëdha e korporatat për transaksionet pa para në dorë me entet publike. Më pas faza e dytë u aplikua në korrik për transaksionet pa para në dorë biznes me biznes.Ndërkohë që nga 1 shtatori ka nisur zbatimi i fazës së tretë dhe të fundit të procesit të fiskalizimit. Qeveria nuk ka pranuar të shtyjë më procesin, ku do të përfshihen bizneset që kryejnë transaksione me para në dorë me konsumatorin. Por ju ka lënë kohë deri në fund të këtij viti që bizneset t’i bashkohen procesit pa i vendosur gjoba.
Fiskalizimi synon që të gjithë bizneset të përfshihen e sistemin e digjitalizuar ku faturat raportohen në kohë reale në administratën tatimore.
FISKALIZIMI, BIZNESI I VOGËL
TIRANË 51%
DURRËS 32%
FIER 20%
KORÇË 20%
ECURIA E FISKALIZIMIT
Biznes i madh 17.708
Biznes i vogël 29.243
TOTALI 46.952