E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin punimet tek ish-pista e aviacionit, Basha: Përfundon brenda gushtit

bashaTiranë- Me premtimin se brenda muajit gusht, do të përfundojë rikualifikimi urban i Njësisë bashkiake numër 7, kreu i bashkisë Lulzim Basha ishte i pranishëm sot në nisjen e punimeve në zonën tek ish-pista e aviacioneve, Tiranë.

Sipas tij, ky është një premtim i hershëm për këtë zonë, në kohën që ai ka qenë deputet i saj, punime të cilat sipas tij nuk u kryen për shkak të pengesës që hasi në kohën kur socialistët drejtonin Bashkinë e Tiranës.

Ndaj qytetarëve të Tiranës kam detyrim të veçantë, së pari si kryetar bashkie dhe një detyrim të hershëm si ish-deputet i zonës, dhe kam kënaqësinë e veçantë të kthehem për të mbushur një pjesë të nevojave dhe premtimeve që nuk i realizuam dot pasi i përkisnin Bashkisë së Tiranës, por sot jemi kthyer për t’i dhënë kësaj zone parametrat evropianë. Jemi këtu për të filluar punimet për një bllok prej 14 hektarësh projektin e të cilit e punuam bashkë dhe bëmë tenderin e zbatimit dhe që kontraktori premtoi se do përfundojë punimet brenda 6 muajve të ardhshëm. Ndërtimi i këtij blloku është një provë tjetër për Njësinë 7 se ne jemi të dedikuar ndaj qytetarëve pavarësisht se ku jetojnë dhe bindjeve politike, pasi për ne qytetari është i pari, u shpreh Basha.

Mesazhi im është që brenda gushtit do të mbyllim projektet teknike, kanalizim, gjelbërim, sheshe për fëmijë etj, për Njësinë Bashkiake Nr 7, në bashkëpunim me qeverinë që financon pjesën më të madhe të projekteve me qytetarët e Tiranës, përfundoi Basha.

Basha: Qyteti do të ecë përpara duke lënë pas erën e konfliktit 

bashaSakaq më vonë Bashka ka inaguruar edhe përfundimin e ndërtimit të rrugës Llambi Ziçishti, në njësinë bashkiake nr.6, një investim ky prej 16.5 milionë lekësh.

Përgjatë kësaj rruge është ndërtuar sistemi i ujësjellësit, kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza. Po kështu, përgjatë rrugës janë vendosur 14 shtylla ndriçimi dhe gjelbërim. Kryebashkiaku Basha është rikthyer në këtë rrugë me një premtim të mbajtur para banorëve të Tiranës, duke u mundësuar një standard të ri jetese, pavarësisht se ku jetojnë ata.

Rruga Llambi Ziçishti ka përfunduar dhe sot jam këtu bashkë me banorët, për të inspektuar këtë standard të ri që u ofrohet nga Bashkia e Tiranës, që u ofrohet si një shenjë e përkushtimit dhe e punës për qytetarët, si i vetmi refren i Bashkisë së Tiranës, pavarësisht se ku jetojnë, pavarësisht bindjeve të tyre politike por të gjithë të bashkuar në bindjen tonë se qyteti mund dhe do të ecë përpara, vetëm duke lënë pas erën e konfliktit politik e duke iu përkushtuar tërësisht dhjetëra, qindra projekteve si këto. Me këtë rast, dua tu them banorëve të Sharrës se përfundimi i kësaj rruge, le të shërbejë si një provë e qartë për vendosmërinë tonë, për të kthyer jo vetëm sytë por edhe standardin më të mirë të mundshëm të infrastrukturës anembanë kësaj lagjeje dhe për këtë i garantoj se ne po përfundojmë projektet për të gjithë këtë zonë! Sikundër keni dëgjuar, Bashkisë së Tiranës do i vihen në dispozicion fondet e nevojshme, për kthimin e këtyre projekteve në realitet, ndaj uroj që kjo frymë bashkëpunimi dhe besimi të ndërsjellë, të vazhdojë të prodhojë të mira për qytetarët e Sharrës, Kombinatit e gjithë Tiranës- theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

rrugaRruga Llambi Ziçisht

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›