I riu i dehur arrestohet se do vidhte një makinë të braktisur që nuk ndizej prej tre vjetësh
Tiranë- Avokatja dhe babai i një djali të ri, i cili ndodhet në paraburgim, akuzojnë drejtësinë se nuk ka denjuar të lexojë dosjen e tij, çka ka sjellë sipas tyre një arrestim të padrejtë dhe mbajtje të padrejtë në burg. Denoncimi vjen nga avokatja Vjollca Pustina dhe babai i 20-vjeçarit Kristian Marku.
Babai i 20-vjeçarit Vlash Marku tregon se i biri i kishte thënë se do ikte te festonte me shoqërine dhe pasi ka përfunduar festën në një lokal afër rrugës Irfan Tomini, në gjendje të dehur ai duhet të jetë ulur për të pushuar pranë një makine të vjetër, e cila nuk përdorej prej vitesh dhe ishte braktisur në rrugë.
Policia, sipas avokates, e ka gjetur Kristianin aty dhe duke e shoqëruar i ka ngritur atij akuzën e vjedhjes në tentativë. Megjithese pronari i mjetit të lënë prej vitesh në rrugë A.Kovaci nuk ka pranuar të bëjë kallzim por ka thënë se makina qëndronte aty e parkuar për shkak të braktisjes dhe se ajo nuk kishte bateri që ta ndizte, letrat janë përpiluar të tilla që djali aktualisht ka mbi supe akuzën e vjedhjes së mbetur në tentativë. Por, ndërsa gjykata penale e Tiranës sipas avokates nuk ka denjuar ti hedhë sytë dosjes në kohën kur deklarata e pronarit të mjetit është i depozituarv , 20 vjecari ka marrë masën e arretsit me burg.

I ati i të arrestuarit, Vlash Marku
Në pritje të daljes para gjykatës së apelit avokatja deklaron për gazetën IDEA:
Unë dua ta denoncoj rastin e paprecedent të arrestimit të paligjshëm të këtij djali, jo vetëm sepse jam avokatja e tij dhe spo më dëgjon askush, por sepse askush nuk ja hodhi sytë letrave që ndodhen aty. Ky djalë akuzohet për vjedhje të mbetur në tentatuvë, ndërkohë që nuk ka asnjë provë asnjë fakt. Ndoshta duket sikur kështu thuhet për cdo të pandehur por ky djalë po qëndron në paraburgim vetëm sepse aty kaloi një patrullë policie që pa në rrugë të ulur një njeri të dehur i cili nuk justifikoi dot se pse ndodhej aty.
Pyetje- Pse duhet të besojmë se nuk ka prova dhe fakte?
Vjollca Pustina- Së pari nuk ka vepër penale, sepse policia e ka arrestuar këtë djalë në tortuar, pra përbri makinës që pretendohet se do vidhej. E dyta, ky njeri ishte i dehur dhe kjo është fiksuar në procesverbal. Për të shtuar akomë më tej, nuk ka kallzim për vjedhje, pronari i mjetit ka parë policinë të nesërmen aty ka shkuar dhe është habitur kur i kanë thënë që dikush ka dashur t’ja vjedhë. Madje në deklaratën e marrë në vendngjarje ky person ka thënë që mjeti i tij ishte i parkuar aty prej vitesh ose më saktë një mjet i harruar, sepse sipas tij nuk kishte as bateri dhe asgjë që ja vlente të vidhej. Megjithatë edhe pse prokuroria e mori këtë informacion pra për mjetin që s’ka asnjë vlerë që të vidhej sepse ishte lënë aty për neglizhencë në pritje që të shitej për skrap, ky djalë u dërgua për akuzën e vjedhjes në tentativë, në një kohë kur mjeti lihej aty me dyer të shkatërruara dhe dyer të hapura. Në fund i arrestuari ka qenë në gjendje të dehur dhe policia nuk ka bërë asnjë veprim tjetër për të verifikuar se ku kishte qenë me kë e të tjera edhe pse djali thotë që në fillim në letra që smban mend asgjë.
Nesër gazeta IDEA do të publikojë rastin e një djali tjetër të arrestuar brenda ditës me Kristian Markun, i cili doli para të njëjtës gjykatë për masë sigurie për një akuzë më të rëndë” vjedhje me dhunë” nën kërcënimin e armëve të një shtetasi të huaj dhe që u la i lirë në të njëjtën ditë.