Shkrihet PAD në Fier, drejtuesit dhe anëtarët i bashkohen LSI-së
Fier- Strukturat e Aleancës Demokratike në Fier si dhe anëtarë e saj i janë bashkuar sot Lëvizjes Socaliste për Integrim.
Gjatë një deklarate për shtyp, kreu i PAD-së në Fier, Artan Koçi, u shpreh se shkak i këtij largimi është bashkimi në koalicion me Partinë Demokratike.
“Bashkohem me LSI si forca e vërtetë politike evropiane. Vendimi i lidershipit tonë për tu bashkuar me PD-në është i gabuar. Anëtarësia e PAD-së e Qarkut Fier përkrah LSI-në,- tha Koçi.
Ky vendim u përshëndet dhe nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili u shpreh se kjo forcë politike është e hapur për të gjithë vlerat morale dhe intelektuale.