E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin raprezaljet e Bashës ndaj kundërshtarëve, sulmohet Koço Kokëdhima

Ashtu siç edhe pritej Lulzim Basha në bashkinë e Tiranës ka vendosur të zhduk çdo biznes që nuk është blu. Vetëm pak minuta më parë policia bashkiake ka bllokuar aktivitetin e një lokali në ish-Bllok pronë e botuesit Koço Kokëdhima, i cili njihet për kundërshtitë e tij ndaj mazhorancës.

Policia me një vendim krejt të paqartë ka marrë karriget dhe tavolinat e lokalit që ndodhet përpara godinës së gazetës Shekulli dhe i kanë sekuestruar. Të gjithë këto veprime janë bërë pa praninë e administratorit të lokalit, duke treguar qartë se bëhët fjalë për një sulm politik.

Kokëdhima, si një nga biznesmenët i afërt me opozitën duhet të përgatitet dhe për sulme të tjera të cilat vijnë nga Basha dhe shpura e tij në bashkinë e Tiranës. Ama News

Me poshte eshte edhe reagimi i kompanise Shekulli Media Group, ku ben pjese edhe lokali i bllokuar nga ana e Lulzim Bashes.

Policia Tatimore së bashku me ate Bashkiake, në një aksion gjatë pasdites së sotme bllokoi Shekulli News Caffe në zonën e ish-Bllokut. Aksioni i policisë u shoqërua nga disa media pranë qeverisë , gjë e cila nxit dyshimet se bllokimi ishte i paramenduar.

Pavarësisht se Shekulli Media Group nuk kishte marrë asnjë paralajmërim për aktivitetin e tij, bllokimi u krye në kohë rekord ndërkohë që pretendimet lidhen me taksat. Në të gjithë rrugën Ismail Qemali ku ndodhen dhe zyrat e Shekulli Media Group, i vetmi ambient i synuar nga forcat policore ishte Shekulli News Caffe, pavaresisht se zona eshte e mbushur me lokale. Ndërkohë që forcat e policisë sekuestruan gjithashtu karriget dhe tavolinat duke i grumbulluar ato në një sheshpushim.

Shekulli News Caffe është pjesë e projektit të ri të Shekullit por nen menaxhim privat. Ai ka shërbyer prej disa muajsh si vend relaksi për lexuesit duke ofruar falas gazetat Shekulli, Sporti Shqiptar dhe librat e Botimeve MAX në shërbim të vizitorëve çdo mëngjes.

Ditët e fundit, janë shtuar fërkimet e patrullave të policisë bashkiake me zyrat e Shekullit. Dy ditët e fundit në dy raste të njepasnjeshme, policia bashkiake ka bllokuar dhe gjobitur automjete të redaksisë të parkuara para zyrave. Automjetet e institucioneve të tjera të zonës (kryesisht banka) janë gjithashtu përpara tyre, por nuk janë prekur.

Shekulli botoi gjate fushates elektorale nje dossier investigativ mbi te kaluaren e Lulzim Bashes. Ky i fundit u vendos ne krye te Bashkise se Tiranes, pas nje spiraleje gjyqesore pasi humbi me 10 vota ne numerimin direkt te votave ne zgjedhjet e fundit lokale.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›