Dosjet Wikileaks, "Ende po e presim të ndodhë"
29/08/2011 Rikthimi i Fatos Nanos?! Ja mesazhi i ambasadës amerikane
Raportet mes liderëve në Shqipëri kanë mbajtur për një kohë të gjatë peng politikën në vend. Ky duket të jetë shqetësimi i shprehur në mesazhet e dërguara nga ambasada amerikane në Tiranë drejt Departamentit të Shtetit, sa i përket profileve të udhëheqësve të politikës shqiptare. Një kabllogram i datës 27 tetor 2008, vë në dukje se roli i Fatos Nanos në politikën shqiptare ka qenë gjerësisht i debatuar, veçanërisht që nga largimi i tij nga pushteti dhe dorëheqja nga posti i kryetarit të PS-së në vitin 2005. "Fakti që i dorëzoi drejtimin e PS-së kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama, dukej jo aq i zakontë për një politikan ambicioz dhe pritet që ai të rikthehet sërish në pushtet. Qëllimet e tij politike nuk janë të qarta dhe ndoshta veprimet e tij që prej 2005-ës kanë mungesë kohezioni. Disa mendojnë se ai u largua nga politika për shkak të interesave të biznesit dhe ato personale; të tjerë mendojnë se ai do të kthehet në politikë sapo të gjejë një mundësi për të ardhur me bujë të madhe. "Flirti i fundit i tij me LSI-në e Ilir Metës e ka mbushur Tiranën me spekulime se rikthimi do të jetë i shpejtë. Megjithëse është larguar, Nano mbetet një forcë e madhe në PS, duke e përçarë këtë parti me grupin e njerëzve që nuk e kanë mbështetur kurrë Ramën. Pas verës së 2007-ës, kur Nano dështoi me përpjekjen e tij për presidencën, ai u shfaq përballë rivalit Rama me një fushatë dëgjimi për popullin, por e braktisi këtë nismë pas vetëm katër takimesh, ndërsa vetë Rama e vazhdoi fushatën e tij deri në fund”, thuhet në mesazhin e Wikileaks. Ndër komentet e ambasadës amerikane thuhet se "është e mundur që dështimi me presidencën dhe mungesa e një momenti të mirë për të, tregojnë se Shqipëria e ka kapërcyer epokën “Nano”. Por pak vetë besojnë se ai është larguar përfundimisht nga politika dhe mund të kthehet në çdo kohë", përfundon mesazhi i ambasadës drejtuar DASH-it.
Dosjet e Wikileaks, Raportet PS- LSI
Meta: Rama do të zhdukë nga sfera politike partitë e vogla
Wikileaks ka publikuar dy ditë më parë 294 dosje të reja për Shqipërinë. Një pjesë e veçantë në listën e gjatë të informacioneve i kushtohet reformës zgjedhore, ndryshimet në Kodin Zgjedhor pas rënies dakord mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, me synim eliminimin e partive të vogla. Në një dokument në prillit 2009, pasqyrohen përpjekjet e bëra nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, që kundërshtoi ashpër Kodin, duke hyrë me disa deputetë edhe në grevë urie në sallën e Parlamentit. Ambasada amerikane komenton nëpërmjet dokumenteve sekrete zhvillimet politike në Shqipëri në fillim të janarit të vitit 2008, në një kohë kur forcat politike ishin duke u përgatitur për Samitin e Bukureshtit. Në këtë dokument citohet se PS dhe LSI duhet të jenë jo vetëm të gatshëm për reformat e nevojshme për NATO-n, por duhet që aktivisht të shtyjnë përpara këto reforma. Specifikisht citohet se “nëse fjalët përkthehen në vepra, atëherë reformat janë të realizueshme”. Por tri muaj më vonë, klima politike mes PS dhe LSI mori një tjetër drejtim. Një tjetër dokument sekret i ambasadës amerikane në Tiranë drejtuar Washingtonit më 21 prill 2008 citon se kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka mbajtur një qëndrim të fortë kundër kryetarit të PS-së, Edi Rama, lidhur me reformën zgjedhore. Sipas asaj që është pasqyruar në dokumentet sekrete të Wikileaks, kjo tentativë synon të zhdukë nga sfera politike partitë e vogla, duke krijuar monopolin e të mëdhenjve.
Buxheti, Pronat dhe kriza
Shqipëria specifikohet një vend me stabilitet ekonomik. Ky është raportimi me të cilin ambasada amerikane në Tiranë i është drejtuar Uashingtonit lidhur me miratimin e buxhetit të shtetit të vitit 2008 dhe 2009. Sipas informacionit të renditur në faqen e Wikileaks, qeveria e ka përqendruar vlerën më të madhe të buxhetit tek arsimi dhe shëndetësia dhe nëpërmjet tij synon reduktimin e papunësisë në masën 13%. Në një raport dërguar më 8 prill të vitit 2009, të titulluar “Shqipëria ecën në një litar të tendosur financiar” raportohet situata ekonomike në Shqipëri. “Berisha duket i gatshëm të rrezikojë gjithçka për t`u rizgjedhur. Mënyra e vetme që kjo situatë të menaxhohej në mënyrë të rrezikshme do të ishte sikur ai të ishte me sy të mbyllur, edhe pse disa mendojnë se është sakaq. Megjithatë, në të kaluarën qeveria ka treguar një aftësi të çuditshme për të evituar katastrofat edhe pse në minutat e fundit”, thuhet në të. Ndërsa gjithsej janë 200 shqiptarë që kanë ngritur padi në gjykatat Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg për çështjen e pronave. Kabllogramet e Wikileaks tregojnë se deri tani Strasburgu ka marrë në shqyrtim vetëm 4 çështje, të cilat kanë një efekt financiar prej 2 milionë dollarësh në total. Në dokumentet e reja të Wikileaks-it janë publikuar edhe rastet e personave që kanë një betejë mbi 10-vjeçare me gjykatat për çështjen e pronave.
Kabllogramet e Wikileaks, tenderimet
"Licenca e operatorit të 4 celular anashkaloi procedurat e tenderit"
Për ambasadën amerikane ka qenë shqetësues anashkalimi i procedurave normale tenderuese në lidhje me vendimin për të dhuruar licencën e operatorit të katërt të telefonisë celulare një konsorciumi pa tender. Në një prej kabllogrameve të ambasadës amerikane në Tiranë theksohet se, "më 23 prill 2009, Parlamenti shqiptar miratoi një ligj, që i jep licencën e operatorit të katërt celular konsorciumit PTK, që përbëhet nga Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës dhe nga një grup biznesesh shqiptare. Ligji anashkaloi procedurat e tenderimit dhe vjen pas një vendimi të Entit të Telekomunikacionit për të anuluar tenderin për mungesë konkurrence". Para se AKEP të lajmëronte tenderin, Ministria e Telekomunikacionit nisi procedurën për ti dhënë licencën njërit prej tenderuesve. Këshilli i Ministrave hartoi një ligj, që më pas iu dërgua Komisionit parlamentar të Ligjeve. Një sërë biznesesh e kanë konsideruar të paligjshme procedurën e qeverisë, ndërsa opozita qëndroi e heshtur. "Për habinë e të gjithëve, qeveria vendosi ti japë licencën me një vendim të drejtpërdrejtë të Parlamentit. Ministri Olldashi sponsorizoi vendimin 319 më 1 prill, që i propozonte Parlamentit projektligjin për dhënien e licencës së operatorit të katërt të telefonisë celulare", thekson kabllogrami.