Wikileaks, Withers në 09: Bojkoti i Ramës, pa strategji
29/08/2011 “Bomba” Wikileaks, publikohet dosja për Shqipërinë
“Me bojkot të Parlamentit, PS-ja nuk do të marrë kurrë atë që kërkon”
Wikileaks për herë të parë ka lançuar në media, një dosje për Shqipërinë duke u bazuar në raportimet e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers. Zgjedhjet e 2009-ës, ligji i zgjedhjeve, apo edhe personazhe të ndryshme të politikës, janë objekt i raportimit që publikon Wikileaks. Një sërë dokumentesh hedhin dritë mbi shumë ngjarje të rëndësishme në vendin tonë dhe informacionin e klasifikuar konfidecial, që i dërgohej herë pas here Uashingtonit. Kështu një ditë para fillimit të protestave popullore të parashikuara nga Partia Socialiste në shenjë pakënaqësie ndaj qëndrimit të mazhorancës për të mos hapur kutitë e votimit dhe për të mos bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, ambasadori Withers informon Departamentin Amerikan të Shtetit mbi situatën politike në Tiranë. Në dokumentin e titulluar “Përshkrim për Tiranën”, ish-ambasadori amerikan kritikon Ramën për bojkotin e Parlamentit, si strategji jo e suksesshme dhe me të cilën “PS-ja nuk do të marrë kurrë atë që kërkon”. Dokumenti është dërguar në DASH më 9 tetor 2009, pikërisht një ditë para fillimit të protestave nën moton “Hap Kutitë”.
DOKUMENTI
"ÇDO TË THOTË BOJKOTI I RAMËS
Pas një humbjeje të hidhur të zgjedhjeve në qershor, kryetari i Partisë Socialist ka nisur një fushatë energjike për të kritikuar rezultatin e zgjedhjeve, si dhe një demonstratë të madhe e parashikuar të zhvillohet më 10 tetor. Fillimisht njerëzit ishin të bindur se Rama kishte krijuar perceptimin e një partie të kërcënuar nga armiq të jashtëm, në të vërtetë një strategji që kishte qëllim të luftonte kundërshtarët brenda Partisë Socialiste.
Gjatë kongresit postzgjedhor të Partisë Socialiste, në fund të gushtit, anëtarët e Partisë Socialiste zbuluan se çdo përpjekje për të larguar Ramën nga kreu i PS-së ishte pothuajse e kotë. Me objeksione sporadike dhe në minorancë, të gjithë forumet e partisë, strukturat dhe kryetarët lokalë të PS mbështesnin Ramën të rikandidonte edhe pse kjo ishte qartësisht në kundërshtim me statutin e PS. Rama justifikoi vendimin për rikandimin e tij “si shkak i situatës së jashtëzakonshme të një qeverie ilegjitime që vodhi votat e shqiptarëve”.
KU TË ÇON BOJKOTI
Vendimi për të bojkotuar bazohej në një afat kohor të paqëndrueshëm, për tezën e “luftës kundër së keqes” dhe u kushtëzua nga një listë me kërkesa që ndryshonin në mënyrë të vazhdueshme. Askush në Partinë Socialiste nuk e dinte se kur do fillonte. Askush, tani nuk e di se kur do mbarojë, dhe për sa kohë do të zgjasë. Ajo çfarë është e qartë është se PS nuk do të marrë kurrë atë që kërkon dhe Rama nuk disponon një strategji për të dalë nga skema e bojkotit. Kështu edhe kur ata të kthehen në Parlament, dyert do të jenë gjithmonë të hapura për ta braktisur sërish atë.
E gjithë kjo ndodh në një Shqipëri që është anëtare e NATO-s, që përmirëson treguesit në raportet ndërkombëtare të zgjedhjeve dhe me aspirata më të mëdha për anëtarësimin e BE-së dhe lëvizjen e lirë. Pa asnjë shans real për të ndryshuar sistemin zgjedhor për tju përshtatur më mirë nevojave të Ramës, të gjitha mundësitë janë që polemikat dhe konfliktet të vazhdojnë deri në zgjedhjet vendore të 2011. Me një koalicion PD- LSI në Tiranë me një sistem aktual zgjedhor, bashkautor i të cilit është vetë Rama dhe me një luftë që Rama i ka deklaruar kundër tre kryeministrave ( Berisha, Meta e Nano) çdo kush në vend po kryqëzon gishtat duke shpresuar që Rama të mos vendosë të bojkotojë zgjedhjet vendore. Një gjë është e qartë, vijat tashmë janë vizatuar, dhe “lufta kundër së keqes” mund të vazhdojë për një kohë të gjatë.
CITIMI I JAVËS
Problemi kryesor është që një bojkot të jetë efektiv, ju fillimisht duhet të bindi mijëra, ndoshta miliona të tjerë për të të mbështetur, një gjë e cila do shumë punë dhe zakonisht nuk është e suksesshme”, - L. Neil Smith.( politikan i Partisë Liberale)