Shkodër, plagos vëllain me thikë, vetëvritet 53 vjecari
SHKODER-Një shtetas i moshës 53 vjec ka gjetur vdekjen sot në mëngjes në qytetin e Shkodrës pasi ka rënë nga kati i 8-të i një pallati. Policia e Shkodrës bëri të ditur se trupi i 53 vjecarit Mustafë Hebovia është gjetur i pajetë poshtë një pallati, pikerisht në lagjen “Qemal Stafa”, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg. Nga hetimet paraprake dyshohet se sot herët në mëngjes viktima ka bërë sherr me vëllain e tij për arsye që ende nuk janë bërë të ditura. Në debat e sipër Hebovia kishte qëllluar vëllain me thikë duke i shkaktuar një plagë, por jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia duke ndërtuar pistën e hetimit dyshon se pas plagosjes së vëllait, 53 vjecari është hedhur nga kati I 8-të i pallatit duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes së rëndë. (d.b/BalkanWeb)