E Martë, 3 Nëntor 2026

Nisin trajnimet për shkollat me Smartlab-e të reja, Manastirliu: Synimi, 640 shkolla të jenë pjesë e programit!

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, ka filluar trajnimin e stafeve arsimore për rritjen e aftësive digjitale për përdorimin efektiv të Smartlab-eve.

Ky trajnim kryhet në kuadër të projektit të Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare që është në fazën e dytë të tij për instalimin e 216 Smartlab-eve në 200 shkolla në vend.

Aktualisht janë 216 laboratorë Smart të instaluar dhe më shumë se 35 mijë fëmijë që kanë përfituar aftësi digjitale nga ky investim i qeverisë shqiptare.

Në fazën e parë të trajnimit, ku u angazhuan Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, i Histori-Filologjisë, Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës u përfshinë në trajnim 200 drejtorë shkollash dhe 52 përfaqësues të zyrave të arsimit parauniversitar.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha me këtë rast se synimi është që, më shumë se 640 shkolla të jenë pjesë e këtij  programi. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›