E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma “1 OKB”, miratohet rezolutë e përbashkët

40 vende të botës kanë miratuar edhe një deklaratë të përbashkët me rekomandimet mbi të ardhmen e kësaj nisme në vendet ku ajo do të aplikohet.

Në fjalën e saj, kryetaren e grupit të zhvillimit të OKB-së Helen Clark ndërsa falenderoi autoritetet shqiptare për organizmin e shkëlqyer të Konferencës, theksoi se OKB-ja do të mbështesë nismat e ndërmarra nga Shqipëria.  "Nisma "Një OKB"është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Ne do të mbështesim nismat e marra nga Shqipëria" shtoi ajo.
 

Përfaqësuesja e OKB-së gjithashtu kërkoi angazhimin e të gjitha vendeve për finalizimin me sukses të kësaj nisme. “Kemi bërë një punë të madhe. Falenderoj Shqipërinë dhe 8 vendet pilote të nismës “Një OKB. Nuk është periudhë e lehtë por duhet të bashkërendohemi dhe të bëjmë më të mirën duke pasur parasysh nismën” shtoi ajo.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›