E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohen me armë 2 vëllezër, 2 të arrestuar

Foto Ilustruese

PUKE- Dy vellezer jane ekzekutuar me arme zjarri, nderkohe qe bashkeshortja e njerit prej tyre ka mbetur e plagosur.

Policia pak kohe pas ngjarjes ka identifikuar autoret dhe ka vene ne pranga njerin prej tyre, Fatbardh Përmarkaj.

Me pas, ne pranga eshte vene edhe nje tjeter i dyshuar si autor i krimit, shtetasi Fran Permarkaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne fshatin Marrdhnac të komunës Qelëz, në Pukë, ne oret e para te mengjesit te sotem.

Policia ka bere me dije se viktimat jane shtetasit Hil Markaj, dhe Paulin Markaj, vellezer. Ne gjendje kritike ne spital ndodhet Tone Markaj, bashkeshortja e njerit prej viktimave.

Dyshimet e para per ngjarjes flasin se shkak ka qene një konflikt me fqinjet e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›