E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisma "Një dritare, një flamur" në Maqedoni

Në Maqedoni sot u promovua projekti "Një dritare, Një flamur" me rastin e festës së 100 vjetorit të pavarësisë dhe Ditës së Flamurit.

Projekti realizohet nga Lëvizja "ZGJOHU!" me përkrahjen e kryetarëve të komunave shqiptare të Shkupit siç janë komuna e Çairit, Sarajit, Studeniçanit dhe Haraçinës, afaristët shqiptar nga Shkupi, si dhe Këshillin Organizativ për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe të flamurit kombëtar shqiptar.

"U mblodhëm mu para përmendorës së të madhit Hasan Prishtina i cili me vizionin e atdhetarit largëpamës çliroi Shkupin 100 vjet më parë, duke e përcaktuar atë mu në qendër të proceseve kombëtare shqiptare. Këtë vizion të Hasan Prishtinës, të gjithë ne bashkë, po e realizojmë nëpërmjet të ndërtimit së sheshit Skënderbeu, hapjen e USHTsë në Shkup, valvitjen e lirë të flamurit kombëtar dhe vendosjen e shtatorës së tij mu në qendër të Shkupit ndërsa sot, po vijojmë me aktivetetet tona dhe nuk e kemi ndërmend të ndalemi asnjëherë", theksoi Mali Krifca nga ZGJOHU!.

Përmes kësaj lëvizje apelohet tek të gjithë shqiptarët që të pajisen me flamurin kombëtar, me ç`rast çdo oxhak që tymon shqip në Shkup e rrethinë do ta valojë lartë dhe me krenari edhe flamurin kuq e zi.

ZGJOHU! ju shpreh mirënjohje për vetëdijën e lartë kombëtare të gjithë kontribuesve të cilët pa asnjë hezitim iu bashkangjitën nismët tonë për ta skuqur Shkupin në frymën e festës më të madhe kombëtare shqiptare, raporton INA.

Aktivistët e Lëvizjës ZGJOHU! do të vërshojnë rrugët e Shkupit me flamuj kombëtar për çdo shtëpi që akoma nuk ka një flamur kombëtar me lutje që këto flamuj ti valvitin në dritaret dhe ballkonat e tyre dhe në këtë mënyrë Shkupi I dërgojë të fala Vlorës dhe Tiranës.

"Ftojmë të gjithë qytetarët që të fillojnë vendosjën e flamujve kombëtar në mënyrë të dukshme në shtëpitë e tyre, shitoret, zyrat dhe institucionet në mënyrë që sytë tona të shohin vetëm kuq e zi në këto ditë feste për kombin shqiptar. Ftojmë edhe mediat që të mobilozohen maksimalisht në këto dite feste për gjithë kombin shqiptar ashtu siç kanë bërë gjithnjë për çështjet kombëtare", theksoi "ZGJOHU!", duke informuar edhe për manifestimin qendror për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe të flamurit kombëtar më 25 nëntor në Shkup./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›