E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma e Bashkisë Tiranë, inspektim për çmimet nëpër tregje

Bashkia e Tiranës ndërmerr një aksion të gjerë ndaj operatorëve tregtarë, që abuzojnë me çmimet. Pas disa kontrolleve, që u ndërmorrën për kushtet higjenike të tregtimit, tashmë përballimi i faturave abuzuese nga qytetarët është kthyer në fokusin e bashkisë.

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti, nëpërmjet një deklarate për mediat bëri të ditur nisjen e një operacioni verifikues. Në fokus të këtij aksioni, qëndrojnë edhe subjektet të cilat tregtojnë mallrat e rrezikshme në vende të papërshtatshme publike si bombola gazi apo pesticide të ndryshme.

Ky është një prej aksioneve të shumta të ndërmarra nga bashkia e Tiranës për mbrojtjen e konsumatorit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›