E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një planet obezësh, më shumë se 1.5 miliardë në botë

Revista Lancet ka publikuar një raport me shifra të frikshme për obezitetin. Sipas saj, numri i të prekurve nga obeziteti ka shkuar në 1.5 miliardë, nga të cilët 270 milionë janë fëmijë. Studimi tregon se më të prekurit nga obeziteti janë vendet e varfëra, për shkak të ushqimit të keq që konsumojnë.

Japonia dhe Kina konsiderohen se vendet që e kanë më pak problem obezitetin, ndërsa në Europë, i vetmi vend që bën përjashtim është Holanda, ku obeziteti nuk është shumë i ndjeshëm. Kjo vjen edhe falë zakonit të holandezëve për të ecur me biçikletë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›