Xhufi e Spahiu: Prapa ligjit të regjistrimit qendron Greqia
Debati për regjistrimin e popullsisë vijon të jetë i nxehtë në Shqipëri, teksa historiani i njohur Pëllumb Xhufi dhe iniciatori i Aleancës Kuz e Zi, Kreshnik Spahiu, ipërsërisin faktin se prapa këtij ligji qendron Greqia.
Regjistrimi është i domosdoshëm edhe duhet bërë me përjashtim të dy zërave: vetëpërëcaktimit të kombësisë dhe deklarimit të fesë. Në radhë të parë, këto janë në kundërshtim me Kushtetutën, sepse është kushtetutë moderne që nuk bën dallime për qytetarët. Shqipëria është vend rreptësisht ateist dhe mbijetesa e këtij shteti është përcaktuar nga krijuesit edhe si rezultat i ruajtes së raportit korrekt mes shtetit dhe fesë. Në rastin konkret shteti merr përsipër të vendosë kuotat e besimtarëve shqiptarë sipas komunitetit, dhe kjo është shkelje e parimit të laicitetit. Vende të tjera demokratike e kanë të ndaluar përfshirjen e shtetit në censuse të karakterit fetar, shprehet zoti Xhufi. Për Deutsche Welle-n.
Sipas Xhufit, Shqipëria nuk është një shtet i ri që ka lindur nga shpërbërja e konglomerateve: “Shqipëria i ka zgjidhur problemet me minoritetet që në 1921, me kontratë solemne në Lidhjen e Kombeve, ku u njohën minoriteti grek maqedonas, dhe malazez. Janë përcaktuar vendet ku këto minoritete përbëjnë shumicë substanciale që asokohe. Edhe qeveria greke e ka pranuar minoritetin grek të Shqipërisë, të përqendruar në 85 fshatra të përcaktuar shprehimisht në OKB. Kushdo që do të dijë numrin e minoriteteve, mund t’i referohet Regjistrit Themeltar të Shqipërisë. Formulari përmban një terminologji pa asnjë përputhje me Kunshtetutën dhe konventat ndërkombëtare. Flitet për grupe etnokulturore në një kohë që Konventa Evropiane dhe Kushtetuta flasin për pakica kombëtare. Regjistrimi është bërë me presion nga Greqia, është imponuar nga Athina zyrtare, përfundon ai.
Ligji i Censusit është në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe standardet e BE-së. Një pjesë e vendeve të BE-së dhe SHBA-ja e konsiderojnë shkelje të të drejtave të njeriut ndërhyrjen e shtetit në besimin fetar apo përkatësinë etnike. Madje edhe Greqia, e cila e kërkon me forcë zbatimin e regjistrimit etnik nuk e aplikon vetë këtë standard. Është tashmë e provuar që votimi në parlamentin shqiptar është bërë në shkelje të procedurës dhe nuk është siguruar kuorumi i votave. Parlamenti deklaron se ligjin e kanë votuar 71 deputetë nga të cilët Aleanca Kuqezi ka provuar se dy prej tyre nuk kanë qenë të pranishëm pasi ndodheshin jashtë Shqipërisë por kanë votuar dy deputetë të tjerë. Një proces regjistrimi mbi baza etnike do shkaktojë rritjen artificiale të pakicave greke pasi mijëra shqiptarë kanë falsifikuar procesin për marrjen e pensioneve 300 euro dhe marrjen e lejes për të lëvizur jashtë Shqipërisë, thotë nga ana tjetër po për Deutsche Wellen Kreshnik Spahiu.