E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisma e PS-së, Euralius: Të miratohet heqja e imunitetit

Në kryesinë e Kuvendit ka rinisur seanca dëgjimore me grupet e interesit për paketën e propozimeve të Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese.
 

Përfaqësuesi i Euralius është shprehur se heqja e imunitetit duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë e munduar. Sipas tij çëshja e imuniteteve duhet të ndahet nga konfigurimi i sistemit gjyqësor.
 

“Diskutimet për reformën kushtetuese duhet të ndahet nga çështjet e tjera. Reforma në imunitet për nënpunësit shtetëror është një çështje që është diskutuar. Çështja e imuniteteve është një çështje që duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë i mundur” theksoi përfaqësuesi .
 

Seanca dëgjimore me grupet e interesit u shty për dy orë pasi kreu i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali ka theksuar se pjesë shumë e rëndëisishme është mendimi që do të merret nga ekspertët konstitucionalistë.

“Duhet të kalojmë në pjesën më të rëndësishme në atë të kontributeve nga ekspertët konstitucinalistë. Propozoj ta shtyjme mbledhjen në orën 11.30 kur është edhe orari i prezantimit të tyre”- tha kreu i Komisionit të Ligjeve, Rusmali.

Më herët gjatë seancës, nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa, deklaroi se ndryshimet për anëtarët e KLD janë të panevojshme, pasi mund të ekzistojë mundësia e një bllokimi të anëtarëve të KLD-së nga politika.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›