Nisma e PS-së, shtyhet mbledhja e Këshillit të Legjislacionit
Shtyhet për në orën 11:30 mbledhja e këshillit të legjislacionit për të shqyrtuar nismën e Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese.
Seanca dëgjimore me grupet e interesit është shtyrë pasi kreu i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali ka theksuar se pjesë shumë e rëndëisishme është mendimi që do të merret nga ekspertët konstitucionalistë.
“Duhet të kalojmë në pjesën më të rëndësishme në atë të kontributeve nga ekspertët konstitucinalistë. Propozoj ta shtyjme mbledhjen në orën 11.30 kur është edhe orari i prezantimit të tyre”- tha kreu i Komisionit të Ligjeve, Rusmali.
Gjatë seances, nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa, deklaroi se ndryshimet për anëtarët e KLD janë të panevojshme, pasi mund të ekzistojë mundësia e një bllokimi të anëtarëve të KLD-së nga politika.