E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sukth, ekzekutohet shefi i komisariatit të Shijakut

DURRES- Ekzekutohet me me arme zjarri shefi i komisariatit te Shijakut, Adem Tahiraj.

Ngjarja ka ndodhur ne oret e pasdites ne Sukth te Durresit. Tahiraj eshte qelluar me bresheri automatiku, nderkohe qe ka qene ne krye te detyres,  gjate nje operacioni. Dyshohet se nga te shtenat kane mbetur edhe dy persona te plagosur, nje burre dhe nje grua, te cilet jane transportuar ne spital.

Fillimisht u raportua per te shtena me arme ne Katund Sukth, nderkohe qe forca te shumta policie u drejtuan ne vendin e ngjarjes.

Policia ka nisur hetimin per zbardhjen e plote te ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›