"Nisma e Vendeve të Adriatikut dhe Jonit"
U zhvillua në Korfuz të Greqisë,Konferenca Ndërkombëtare për Strategjinë e Zhvillimit të vendeve të Adriatikut dhe Jonit. Në Konferencën e organizuar me inisiativë të Ministrisë së Jashtme Greke dhe të organizmës "Nisma e vendeve të Adriatikut dhe Jonit" ,morën pjesë Greqia, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Italia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Sllovenia morën pjesë në konferencë. Delegacionet kryesoheshin nga funksinarët më të lartë të politikave për turizmin. Delegacioni shqiptar kryesohej nga ministri i MK Ylli Pango. Në ekspozenë e bërë në Konferencë dhe në takimet e shumta që pati gjatë ditëve të konferences, ministri Pango paraqiti politikat dhe sukseset sipas tij të Qeverisë Berisha në fushën e turizmit. Fjala dhe ndërhyrjet e tij e vendosën Shqipërinë në qendër të takimit dhe dëshmuan për një atmosferë tepër pozitive dhe aprovuese të politikave aktuale të qeverisë shqiptare si në të gjitha fushat edhe në fushën e turizmit. Me vëmendje të vecantë pjesëmarrësit në konferencë ndoqën paraqitjen që bëri ministri shqiptar për përmirësimin rrënjësor të legjislacionit në fushën e turizmit, ligje që u sigurojnë investitorëve vendës dhe atyre të huaj mundësi tepër të favorëshme për investimin në fushën turistike.Vëmendje të vecantë në paraqitjen e tij,ministri Pango i kushtoi përmirësimit të ndjeshëm të infrastrukturës në Shqipëri,projekteve të shumta që vendi ynë po realizon me partnerët ndërkombëtarë dhe organizmat prestigjioze ndërkombëtare,lidhjes së turizmit me kulturën dhe zhvillimit kulturor të vendit ,marketingut dhe reklamës bashkëkohore të cilat po i zhvillon Shqipëria.