E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nisma, emri Çorovodë të zëvëndësohet me Skrapar

Sipas një sondazhi të kryer prej drejtuesve të bashkisë së Skraparit, qytetarët e kësaj treve, intelektualët dhe e gjithë diaspora skraparase në botë kërkon që toponimi sllav i qytetit Çorovodë (çjerrna voda – uji i zi), të zëvëndësohet me qyteti Skrapar. 
Shumë shpejt nisma do të kalojë në këshillin bashkiak, mandej në formën e një projektligji për tu shqyrtuar në komisionet parlamentare. 
Parlamenti i ri do të ketë mundësinë dhe kënaqësinë e votimit të këtij projektligji historik për ndryshimin e emërtimit të njësisë vendore. 
Pas nismës pë ndryshimin e emrit të ish bashkisë Ura Vajgurore në bashkia Dimal, tashmë Skrapari është nisma e radhës. 
Kjo nismë do të udhëhiqet prej kryetarit të bashkisë Skrapar z. Adriatik Mema dhe një grupi gazetarësh, ekspertësh të çështjeve administrative, historianë, arkeologë e shumë banorë të zonës. 
Bashkia Skrapar ndër të tjera sëbashku me stafin e tij kanë si synim inplementimin e disa projekteve afatgjatë në këtë bashki, ku ndër më interesantet janë rijetësimi i qytetit ilir të Orgesës në fshatin Prishtë dhe të kalasë antike të Skraparit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›