Tregu ambulant i Gramshit, projekti që nuk funksionoi kurrë

Pak vite më para bashkia e qytetit te Gramshit ngriti tregun ambulant. Ndërtimi i tij kishte si qëllim largimin e tregtarëve nga rrugët e qytetit dhe grumbullimin e tyre në një vend larg tij.
Që nga koha e përfundimit të këtij projekti e deri më sot ai nuk është vënë në funksion.Tregëtarët vazhdojnë të shesin përsëri në rrugë. Ata ankohen se tregu nuk i plotëson kushtet. Sipas tyre ai duhet të ketë ndarje të veçanta për secilin tregëtar dhe ambjente për vendosjen e mallrave të tyre.
Edhe pse bashkisë i është kërkuar informacion në lidhje me këtë projekt zyrtarë të saj nuk japin asnjë përgjigje. Pasi janë kontaktuar nëpërmjet telefonit, specialistët e shërbimeve publike thonë se nuk disponojnë asnjë informacion pasi tregu ka perfunduar 6 vite më parë dhe nuk ka asnjë dokumentacion.