E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet shqiptare ne bote, rreth 1.5 milione

“People Movin”, nje organizate nderkombetare e specializuar per analizimin e shifrave te ecurise se emigracionit dhe levizjeve demografike ne te gjithe boten, ka publikuar dje shifren e emigranteve shqiptare neper bote. Ata jane nje milion e 438 mije e 451 shtetas shqiptare qe gjenden si emigrante neper bote. Pjesa derrmuese e emigranteve gjenden ne Greqi, rreth 680 mije, me tej ne Itali, mbi 520 mije, ne Maqedoni, rreth 91 mije, ne SHBA, 83 mije e me pak ne vende si Australia, 2600 vete, etj. “People Movin” ka publikuar se popullsia ne vendin tone eshte me pak se 3 milione vete, ekzaktesisht 2,986,952 njerez.

“People Movin”, publikon edhe faktin se popullsia e botes eshte duke iu afruar shtate miliardeve, ekzaktesisht: 6,853,328,460 njerez. Kurse neper bote, gjenden mbi 215 miliione emigrante te cilet jetojne perkohesisht por pa afat te percaktuar kohezgjatje qendrimi, ne vende jashte atdheut te tyre.

Nderkohe, destinacionet kryesore per emigrantet jane SHBA-te qe numerojne 42.7 milione te tille, Rusia me 12.2 milione, Gjermania me 10.7 milione etj.

Tabela:

Popullsia: 2,986,952

Emigrante: 1,438,451

Greqi: 676,846

Itali: 522,647

Maqedoni: 91,128

SHBA: 83,018

Gjermani: 15,964

Kanada: 11,985

Turqi: 3,712

Britani: 3,065

France: 3,037

Australi: 2,628

10 destinacionet kryesore

SHBA 42,788,029

Rusi 12,270,388

Gjermani 10,758,061

Arabia Saudite 7,288,900

Kanada 7,202,340

Britani 6,955,738

Spanje 6,900,547

France 6,684,842

Australi 5,522,408

Indi 5,436,012

http://peoplemov.in/#f_AL

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›