Abidal rikthehet ne futboll

Erik Abidal është rikthyer. Mjekësia, shkenca sportive dhe vullneti njerëzor e bënë të mundur dhe mbrojtësi francez luajti për herë të parë futboll që nga operacioni për transplantin e veshkës.
Ai ishte në fushë për 65 minuta në një ndeshje të ekipit të rezervave të Barçës, ndërsa ndeshjen e fundit me ekipin e parë katalanas e kishte luajtur në shkurt të vitit të kaluar.
Ndërhyrja kirurgjikale u krye pikërisht në atë periudhë dhe mbrojtësi francez pas disa muajsh riaftësimi, nisi të stërvitej në kompleksin sportiv të Barcelonës.
Sipas mjekëve kishte qenë e pamundur që të parashikohej kjo gjë, por tashmë Abidal po arrin në nivelin e shokëve të tij të skuadrës, Mesit, Iniestës apo Pikesë.
Më parë, në mars të vitit 2011, Abidal u operua dhe iu hoq një tumor nga mëlçia, por mesa duket asnjë fatkeqësi me shëndetin nuk është aq e fortë sa ta bëjë francezin ta lerë futbollin.
Në maj të 2011-ës, Barcelona ia dedikoi atij fitoren e Champions League-s në stadiumin “Uembli” të Londrës në finalen ndaj Mançester Junajtid.